KQZ: Janë rinumëruar 170 vendvotime nga 1 mijë e 428

  • 15 November 2019 - 08:29
KQZ: Janë rinumëruar 170 vendvotime nga 1 mijë e 428

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve.

Ky rinumërim po bëhet pas vendimit që mori PZAP.

Deri më tani janë rinumëruar 170 vendvotime. Kështu ka bërë të ditur për mediat vendore, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%”, ka thënë Elezi.

Sipas këtyre të dhënave i bie që brenda një dite nga ora 08:00 deri në ora 24:00, të rinumërohen mesatarisht 120 vendvotime.

Rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve ka nisur të martën pasdite, ndërkaq nuk është bërë e ditur saktësisht se sa do të zgjasë rinumërimi i tyre.

Ndryshe, QNR ka vendosur të punojë me dy ndërrime në mënyrë që sa më shpejt të përmbyllet ky proces.

(Kosova Sot Online)