Ja kush e thotë: Kjo është ‘shuplaka’ e Aleksandër Vuçiqit për Hashim Thaçin

  • 17 November 2019 - 13:08
Ja kush e thotë: Kjo është ‘shuplaka’ e Aleksandër Vuçiqit për Hashim Thaçin

“Dështimi nuk ka se ku të shkoj tutje e të jetë alarmant, derisa me tërheqjen e njohës zyrtare nga shteti Ganës janë bërë gjithsejtë 16 shtete të ndryshme që i kanë tërhequr njohjet e tyre në raport me Kosovën, kurse presidentit serb Vuqiq ja ka thënë në fytyrë Hashim Thaçit që të përgatitet për humbjen edhe të 10 njohjeve të reja, nga shtete të tjera tek të cilat po lobon diplomacia Serbe. Për mendimin tim mjafton vetëm kjo “shuplakë” e rëndë që ia ka thënë Hashim Thaçit Aleksandër Vuqiqi, dhe ky ka heshtur. Për këtë duhet kërkuar tani përgjegjësi urgjente nga Hashim Thaçi, për këtë debakël të madh në fushën diplomatike”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online” .

Shteti i fundit që tërhoqi njohjen ndaj Kosovës është Gana. Sipas analistëve, koma më serioze bëhet gjendja derisa presidenti serb, Aleksandër Vuqiq ia ka thënë hapur Hashim Thaçit se janë në proces e sipër të tërheqjes së njohjeve dhe 10 shtete të tjera.

E analisti politik, Ragip Guraziu, ka thënë për “Kosova Sot Online” se bashkëpërgjegjës për këto dështime nuk është vetëm Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, por në rend të parë duhet të përgjigjet Hashim Thaçi si president, me figurën e të cilit identifikohet edhe shteti i Kosovës.

Image
Ragip Guraziu

“Këtu pra kemi një dështim total dhe një përgjegjësi të qartë kushtetuese, politike dhe morale të Hashim Thaçit, që është kreu i shtetit dhe kupola e politikës së jashtme të shtetit, i cili duhet të përgjigjet për degradimin e madh të cilin po e pëson politika e jashtme dhe diplomacia kosovare. Dështimi nuk ka se ku të shkoj tutje e të jetë alarmant, derisa me tërheqjen e njohës zyrtare nga shteti Ganës janë bërë gjithsejtë 16 shtete të ndryshme që i kanë tërhequr njohjet e tyre në raport me Kosovën,kurse presidentit serb Vuqiq ja ka thënë në fytyrë Hashim Thaçit që të përgatitet për humbjen edhe të 10 njohjeve të reja, nga shtete të tjera tek të cilat po lobon diplomacia Serbe. Për mendimin tim mjafton vetëm kjo “shuplakë” e rëndë që ia ka thënë Hashim Thaçit Aleksandër Vuqiqi, dhe ky ka heshtur. Për këtë duhet kërkuar tani përgjegjësi urgjente nga Hashim Thaçi, për këtë debakël të madh në fushën diplomatike. Aq më tepër derisa ky mbahet në mend si për shëtitjet më të mëdha që ika bërë në emër të agjendave diplomatikë, për rekord më shumë se të gjithë paraardhësit e tij, nisur nga Rugova, Sejdiu dhe Atifete Jahjaga,”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, duke u sjellë në këtë mënyrë të ulët dhe të turpshme, sipas Guraziut mundë të thuhet lirisht që politika e jashtme është e vdekur karshi lobimit të egër serb. 

“Diplomacia e jashtme e Serbisë e ka futur në birucë diplomacinë dhe Politikën e Jashtme të Kosovës,në krye me presidentin Thaçi. Si mundë të kuptohet ndryshe kjo kur Presidenti serb Aleksandër Vuçiq,i tha sy më sy presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit se duhet të përgatitet mirë edhe për humbjen e 10 shteteve të tjera. Përfundimisht duhet të themi se ky është debakli më i madh në fushën diplomatike, përgjegjësia kryesore është e Hashim Thaçit, duke mos e harruar edhe ortakun tjetër në politikën e jashtme, e që është ministri në detyrë Behgjet Pacolli”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, në të dyja këto pozita, në atë të presidencës por edhe të MPJ-së, më shumë është zhvilluar korrupsioni dhe krimi i organizuar, sesa agjenda diplomatike në funksion të fuqizimit të identitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Kjo nuk do koment se sa e kanë degraduar shtetin e Kosovës kupolat e krimit, me dhëndrin e Rusisë, që është pa asnjë pikë morali fytyra e tij, ajo fytyrë injorante që duket gjithmonë se shkon duke qeshur,dhe si me humor i pranonte së fundi edhe këto deklaratat e Daqiqit,i cili nuk u ndal dhe nuk po ndalet ende kur kemi parasysh se i kanë paralajmëruar edhe 10 shtete tjera janë në prag të çnjohjes së shtetit të Kosovës”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Tani një barrë serioze e riparimit të këtyre dështimeve bien në qeverinë e re më ardhje, nëse do të mundë të ketë koordinim me Presidentin në mënyrë që të korrigjohet dhe profesionalizohet e gjithë struktura e rrjetit diplomatik të Kosovës, por pa e anashkaluar edhe kërkimin e llogarisë dhe përgjegjësisë urgjente nga Hashim Thaçi për këtë debakël të madh në fushën diplomatike”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online)