Vjen lajmi i keq për krijimin e qeverisë: Ja kush e paralajmëron dështimin...

  • 17 November 2019 - 16:17
Vjen lajmi i keq për krijimin e qeverisë: Ja kush e paralajmëron dështimin...

“NISMA-AKR-PD nuk e besoj që do ta dëgjojnë SHIK-un, duke e ditur që ata vetë kanë qenë kundër keq-qeverisjes nga PDK-ja dhe AAK-ja, dhe është e pa pranueshme për ta që të ju binden urdhrave të SHIK-ut që të jenë pjesë e një qeverie e cila do udhëhiqet nga LVV dhe LDK”, tha Grapci për ”Kosova Sot Online”. 

Fillimi i rinumërimit të votave që po zhvillohet në QNR pas vendimit të Gjykatës Supreme për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, dhe kalimit të pragut zgjedhor nga koalicioni NISMA- AKR-PD, situata mes partive politike, NISMA dhe VV vazhdon të jetë e acaruar dhe me akuza të ndërsjella. 

Image
Dardan Grapci

Shikuar nga ky pozicion i zhvillimeve, analisti politik, Dardan Grapci e sheh akoma më të vështirë, për të mos thënë të pamundur, krijimin e qeverisë së re në një situatë të tillë të tensionuar edhe nga subjektet politike, LVV dhe LDK.

Për më tepër, sipas Grapcit edhe nëse do të dëshironte PDK-ja dhe strukturat e SHIK-ut, që ta kontrabandojnë subjektin politik NISMA, në një koalicion qeverisë me LVV dhe LDK, këta nuk do ta  përfillnin një kërkesë të tillë që të jenë në shërbim të tyre, kështu që opsion rezervë në këtë situatë të krijuar mundë të jetë vetëm një qeveri teknike. 

“NISMA-AKR-PD nuk e besoj që do ta dëgjojnë SHIK-un, duke e ditur që ata vetë kanë qenë kundër keq-qeverisjes nga PDK-ja dhe AAK-ja, dhe është e pa pranueshme për ta që të ju binden urdhrave të SHIK-ut që të jenë pjesë e një qeverie e cila do udhëhiqet nga LVV dhe LDK”, tha Grapci për ”Kosova Sot Online”.  

Opsioni më real sipas Grapcit, në këtë situatë konfrontuese mes partive politike, mundë të dalin kërkesat për zgjedhje të reja, por që sipas tij, duhet të bojkotohen nga qytetarët e zhgënjyer. 

“Nëse ndodhë që në njëfarë forme të kërkohen zgjedhje të reja, as ajo nuk është opsion i duhur, sepse populli janë lodhur me këto zgjedhje, ose nëse ndodhë me ra para kohe edhe kjo qeveri e pa formuar akoma. Unë mendoj që duhet të krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme, deri në zgjedhjet e ardhshme për presidentin e Kosovës, dhe vetëm Presidenti i ri do ta merrte përsipër pastaj në konsulta me partitë politike, shpalljen e zgjedhjeve të reja për krijimin e qeverisë së re. Po e them këtë duke ditur se është e sigurt që do të ketë shumë kurthe nga ana e nëntokës kriminale kundër formimit të Qeverisë së e re,” përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)