Zëdhënësi i KQZ’së tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri sot

  • 17 November 2019 - 18:50
Zëdhënësi i KQZ’së tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në fund të kësaj jave ka përfunduar rinumërimin e 36% të vendvotimeve nga më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve sa janë paraparë të rinumërohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar për procesin e rinumërimit deri në ditën e diel.

“Deri të dielën në orën 16:00 janë rinumëruar 499 vendvotime apo rreth 36%”, ka thënë ai.

KQZ-ja është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.


(Kosova Sot Online)