Vdes veprimtarja e LDK-së

  • 18 nëntor 2019 - 17:53
Vdes veprimtarja e LDK-së

Ka ndërruar jetë veprimtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Shqipe Laqi.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Facebookut të kësaj partie në Prizren.

Image

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, sot humbi veprimtaren e devotshme, Shpresa Laqi.

Ajo ishte shembull i përkryer i përkushtimit njerëzor për të mirën e përgjithëshme, shoqe dhe kolege e dashur dhe aktiviste e palodhshme.

Do ta kujtojmë përherë me mallë, dashuri dhe respekt.Shpirti iu prehtë në paqe e i bëftë dritë!


(Kosova Sot Online)