Grida Duma: Kinezët duan të sjellin 5G-në, rrezik për Shqipërinë

  • 18 November 2019 - 22:23
Grida Duma: Kinezët duan të sjellin 5G-në, rrezik për Shqipërinë

Për ish-deputeten e PD, Grida Duma investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe për sigurinë kombëtare, nëse vendi ynë nuk hyn në 17 vendet që do të nënshkruajnë një memorandum standardesh.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma tha se në Shqipëri kanë munguar investimet amerikane. Ajo mori shembullin e portit të Durrësit, për të cilin dha se duhet të jetë një investime amerikan.

Grida Duma: Investimet kineze në vendet si Shqipëria duhen parë me vëmendjen e duhur. Kalimi në rrjetin 5G është një rrjet, i cili për Shqipërinë nëse nuk do të hyjë në 12-çen, 15-çen apo 17-çen e vendeve që duhet të nënshkruajnë një memorandum standardesh, normalisht hyn deri në rrezikun e sigurisë kombëtare sepse jemi krejtësisht të pa përgatitur në këtë aspekt. Theksimi që investimet kineze përkundrejt investimeve amerikanë apo instalimet kineze kundrejt instalimeve amerikane edhe mua personalisht shkon në një qasje që kam kohë që e mendoj, që e vetmja gjë që ne nuk e themi mjaftueshëm është lobimi më i madh për Shqipërinë është të jenë 2 apo 3 investime strategjike amerikane në Shqipëri, të cilat nuk i kemi pasur. Për mua idealisht, porti i Durrësit duhet të jeta një investim amerikan. Pra nyjet që komunikojnë me botën, që janë nyje ekonomike dhe nyje të transparencës së institucioneve apo të asaj që ne i kemi quajtur krimi i organizuar duhet të ishin investime amerikane, sikur edhe ne ti luteshim SHBA me çfarëdo lloj kushti që këtë lloj lobimi ta bënim nëpërmjet mjeteve ekonomike. Që sot Shqipëria nuk ka një investim strategjik është gabim i klasës politike, është gabim i 6 viteve çuarje në planin B. Ka tendenca për investime amerikane në Shqipëri dhe nuk po kalohen barrierat.


(Kosova Sot Online)