Jahjaga: Mikpritja kosovare është vlerësuar nga i gjithë populli britanez

  • 19 November 2019 - 08:14
Jahjaga: Mikpritja kosovare është vlerësuar nga i gjithë populli britanez

Ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është nisur në Londër sot.

Jahjaga përmes një postimi në facebook ka thënë se deri sa ishte duke shkuar rrugës për Londër ka lexuar artikullin e të përditshmes angleze ku kishin vlerësuar mikpritjen e Kosovës për anglezët.

Ja postimi i plotë:

Teksa po nisem nga Londra sot, nuk kishte ndjenjë më të mirë sesa të lexoj fjalë kaq të mira për Kosovën në këtë artikull nga gazeta britaneze DailyStar.

Mikpritja kosovare është vlerësuar jo vetëm nga ekipi dhe tifozët nga Anglia, por nga i gjithë populli britanez.

Shumë krenare me kombëtaren kosovare dhe me popullin tonë.

(Kosova Sot Online)