Berisha për skandalin e Ramës me hartë: Akt flagrant i tradhtisë kombëtare

  • 19 nëntor 2019 - 16:32
Berisha për skandalin e Ramës me hartë: Akt flagrant i tradhtisë kombëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka reaguar kryeministrit Edi Rama që sot gjatë ditës ka publikuar një hartë ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Berisha ka shkruar se ky është akt flagrant i tradhtisë kombëtarë, që fshin Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë, derisa, ai ka publikuar edhe fotografinë që është publikuar në profilin zyrtar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, sot gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, derisa në hartën e publikuar shihet Kosova si pjesë e Serbisë.


(Kosova Sot Online)