Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit dhe Shkëlqim Devollit

  • 20 November 2019 - 15:15
Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit dhe Shkëlqim Devollit

“Vendimi i matrapazit, i pro rusit dhe me gjak serbi, Behgjet Pacolli, që e vendosi mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli, që me direktiva të Serbisë deshi t´i vras shqiptarët, konsull në Malin e Zi, jo vetëm që është i padrejtë, por sikur të kishte shtet urgjentisht do të duhej burgosur taman si një qen serb. Ky gjak serbi, pra pro serbi, dhe argati i kasapit Slobodan Millosheviq, Behgjet zeza, jo vetëm që duhet shkarkuar menjëherë por gjithsesi duhet të jep përgjegjësi. Por, mos harroni se këtu ka ndikim edhe ai langoi i UDB-s serbe, udbashi dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj e ka akuzuar rëndë Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin në ikje për vazhdim të abuzimit me detyrën zyrtare, pas bërjes publike të lajmit se Pacoli e ka vendosur tinëzisht Konsull Nderi në Malin e Zi, mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli, njeriun që SHBA-të e kanë futur në listë të zezë dhe nuk i lejohet hyrja në SHBA.

Sipas analistit Badallaj, ky vendim për emërimin e Shkëlqim Devollit si konsull nderi në Mal të Zi, vetëm sa e zhvesh akoma më shumë personalitetin e Behgjet Pacollit, i cili sipas Badallajt, nuk është gjë tjetër veç se një matrapaz që po përfiton për biznesin e tij nga politika, pavarësish pse dëmtohet shteti dhe qytetarët.

Image
Reshat Badallaj

“Vendimi i matrapazit, i pro rusit dhe me gjak serbi, Behgjet Pacolli, që e vendosi mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli, që me direktiva të Serbisë deshi t´i vras shqiptarët, konsull në Malin e Zi, jo vetëm që është i padrejtë, por sikur të kishte shtet urgjentisht do të duhej burgosur taman si një qen serb. Ky gjak serbi, pra pro serbi, dhe argati i kasapit Slobodan Millosheviq, Behgjet zeza, jo vetëm që duhet shkarkuar menjëherë por gjithsesi duhet të jep përgjegjësi. Por, mos harroni se këtu ka ndikim edhe ai langoi i UDB-s serbe, udbashi dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, përgjegjësia e Pacollit dihet e shihet ashiqare, por aspak nuk mundë t’i ikin përgjegjësisë për këtë skandal, edhe ata bashkëveprues në koalicionin qeverisës të cilët ia kanë besuar Pacollit pozitën e Ministrit të Jashtëm. 

“Merreni me mend se sa kokë derr është ky matrapazi i Kremlinit dhe i Beogradit, Behgjet ahmaku, kur një shtet i fuqishëm i Botës, Amerika e fut në listën e zeze njeriun, si tipin e mafio-oligarkut Shkëlqim Devolli dhe ky shkon e bënë konsull nderi në Malin e Zi. Si mund t´i thuash ndryshe këtij xhambazi, që nuk di as nga shkon dhe as nga vjen. Nuk duhet harruar edhe një gjë se merita këtu kanë për këtë skandal dhe jo vetëm ky skandal, edhe krye banditët, krye vagabondët dhe krye hajnat që e ofruan në qeveri këtë matrapaz, madje edhe duke i dhënë poste të larta një njeriu gjysmë analfabet,ndonëse tani fjalën më të mirë e dha populli duke i ndëshkuar fund e krye këta krye bandita”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Veprimet e tilla, sipas Badallajt ndodhin vetën në shtetet ku nuk ka sundim të ligjit, por sundon mafia.

“Argati i Slobodan Millosheviqit, Behgjet Pacolli, mundë të arsyetohet kinse nuk e di se është në listën e zezë mafio-oligarku dhe shqipfolësi Shkëlqim Devolli, ndaj, ky kokë shpërlarë di vetëm këto gjera; se si të vidhet, si të pasurohet me dredhi dhe me djersën e huaj. Por, krye banditët dhe krye vagabondët më të rrezikshëm në tërë Evropën që vepruan në Kosove, që kishin në gjirin e tyre edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, e lejuan një turp të tillë. Si ka mundësi që kur një bandë e vogël del e shtata apo e teta në zgjedhje dhe të merr ta udhëheq vendin. kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botes, përveç te ne në Kosovë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Skandalet banditeske si ky i këtij soji dhe shumë skandale vagabondësh, që ishin të veshur në xhaketën e shtetit, besoj që i kanë orët të numëruara, dhe ju ka ardhur fundi, ndoshta do e pësojnë fatin e njëjtë sikur të Sanaderit të Kroacisë, burgosja dhe konfiskimi i pasurisë që e bënë me hajni duke ngritur kryebanditët nëpër konsullata dhe vende të rëndësishme pa meritë, vetëm e vetëm se bashkëpunonin me rrjetet kriminale të nëntokës si soji i Behgjet zezës, bandës serbiane Devolli dhe jo vetëm kaq”, deklaroi për fund analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)