Kaq vendvotime janë rinumëruar deri më tani

  • 21 November 2019 - 07:51
Kaq vendvotime janë rinumëruar deri më tani

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve deri sot janë rinumëruar 128 vendvotime.

Kështu ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.  Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë rinumëruar 67% e vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-ja, derisa pa numëruar mbeten edhe 438 vendvotime.

“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 67%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, ka bërë të ditur Elezi.

Ndryshe, PZAP ka marrë vendim që të shkojnë në rinumërim mbi 1400 vendvotimeve, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja.

(Kosova Sot Online)