Murati: Kosova është produkt i përpjekjeve gjithëshqiptare

  • 21 November 2019 - 21:15
Murati: Kosova është produkt i përpjekjeve gjithëshqiptare

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë  se futbolli nuk duhet të jetë arsye për përçarje, por përkundrazi ai duhet të përdoret për avancim të pozitës së kombit shqiptar në rajon.

“Kemi pasur përfaqësim të denjë në futboll. Sporti ka fuqi të madhe, por gjithsesi futbolli nuk duhet të jetë arsyeja e përçarjes. Nuk jemi duke ndërtuar komb tjetër, ne jemi shqiptar”, tha Murati.

“Kosova është produkt i përpjekjeve gjithëshqiptare. Vetë pavarësia ka ardhur si pasojë e luftës së shqiptarëve”.

(Kosova Sot Online)