Albin Kurti për marshimin e VV’së më 28 nëntor: Ne e duam bashkimin kombëtar

  • 21 November 2019 - 21:51
Albin Kurti për marshimin e VV’së më 28 nëntor: Ne e duam bashkimin kombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ka folur për marshimin me 28 nëntor në Shqipëri që është organizuar nga qendra e VV’së në Tiranë.

Kur është pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë Kurti është përgjigjur kështu:

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF”, thotë Kurti.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

(Kosova Sot Online)