Kurti ka një kusht për të diskutuar idenë e Vuciqit dhe Ramës

  • 21 November 2019 - 22:07
Kurti ka një kusht për të diskutuar idenë e Vuciqit dhe Ramës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se çështja e ‘mini shengenit’ është një temë e nxehtë, andaj ai ka një kusht për të diskutuar lidhur me idenë e Vuçiqit dhe Ramës.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë”, ka thën Kurti.

Temë kjo e cila ishte shumë aktuale kohëve të fundit, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

Tutje Kurti ka treguar arsyen pse Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF”, thotë Kurti në Top Channel.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)