Kurti: Populli nuk do ta jap Mitrovicën për bashkim kombëtar

  • 21 November 2019 - 22:33
Kurti: Populli nuk do ta jap Mitrovicën për bashkim kombëtar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se populli nuk do ta jap Mitrovicën për bashkim kombëtar.

“Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka ndryshuar konceptin për bashkim kombëtar, por vetëm mënyrën dhe strategjinë për të arritur deri te ajo.

“Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)