Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

  • 21 November 2019 - 22:35
Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

Kongresi amerikan miratoi përfundimisht një projektligj buxhetor të përkohshëm, i vlefshëm deri më 20 dhjetor, për të shmangur paralizimin e administratës amerikane, apo “shutdown”.

Presidenti amerikan, Donald Trump duhet të nënshkruajë këtë tekst për ta njoftuar para mesnatës, kohë në të cilën përfundojnë buxhetet aktuale.

Pavarësisht disa muajve negociatash, opozita demokrate dhe republikanët nuk kanë arritur të bien dakord për një buxhet afatgjatë, për shkak të mosmarrëveshjeve, veçanërisht mbi financimin e murit me Meksikën, premtimi i madh i fushatës së Trump për të luftuar kundër imigracionit klandestin.

Të ndarë nga hetimi për shkarkimin e ndërmarrë kundër Trump nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, deputetët janë të shqetësuar për kapacitetin e tyre për të arritur në një marrëveshje buxhetore afatgjatë deri në datën e ardhshme të përfundimit më 20 dhjetor.

(Kosova Sot Online)