Mjegulla anulon fluturime nga dhe drejt Prishtinës

  • 21 November 2019 - 22:56
Mjegulla anulon fluturime nga dhe drejt Prishtinës

Një mjegull e dendur që ka përfshirë sot rajonin e Prishtinës ka shkaktuar probleme në qarkullimin ajror në vend.

Një aeroplan që ishte nisur nga Stambolli nuk ka mundur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në natën e së enjtes.

Për shkak të mjegullës, fluturakja nga Turqia, e cila ishte paraparë të arrinte në Kosovë rreth orës 21:50, është ridrejtuar tek një aeroport tjetër.

Mjegulla po ashtu ka ndikuar që një fluturim nga Prishtina drejt Stambollit të anulohej. Aeroplani ishte paraparë të nisej nga “Adem Jashari” rreth orës 20:30.

“Fluturimet që shfaqen në sistem të anuluara, janë anuluar për shkak të mjegullës”, ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

(Kosova Sot Online)