Thaçi: Kemi rrugë për të bërë në avancimin e gruas

  • 22 nëntor 2019 - 12:03
Thaçi: Kemi rrugë për të bërë në avancimin e gruas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur gjatë një konference të mbajtur nën organizimin e OSBE-së ku u bë edhe prezantimi i anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë.

Thaçi ka thënë se me prezantimin e këtyre gjetjeve, ndenja e parë ishte e dëshprimit, për dhunën që ushtrohet ndaj gruas kosovare.

“Ndjenja e parë ishte e dëshpërimit për pozitën e gruas dhe dhunën që ushtrohet kundër saj, në kërcënimet për mirëqenien në shoqërinë kosovare, traumat nga lufta, gjenocidi, presioni dhe diskriminimi, prekin dhe pozitën e gruas dhe mundësitë e tërë shoqërisë për t’u përballur me probleme të tilla”, shtoi ai.

Në këtë  paraqitje presidenti tha se emancipimi i gruas në Kosovë do të thotë emancipim i krejt shoqërisë.

“Emancipimi do të thotë fuqizim i parimeve të lirisë, barazisë, diversitetit. Është e vërtetë që përkundër sfidave kemi bërë hapa të mëdhenjë për fuqizimin e gruas, avancimin e saj në shoqëri e institucione”, shtoi Thaçii.

(Kosova Sot Online)