Frika e moskalimit të pragut, NISMA-AKR-PD ankohen në kushtetuese

  • 22 November 2019 - 15:29
Frika e moskalimit të pragut, NISMA-AKR-PD ankohen në kushtetuese

Mijëra pako me fletvotime erdhën në Kosovë nga diaspora pas mbajtjes së zgjedhjeve me 6 tetor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës.

Por, pas një ankese që Lëvizja Vetëvendosje bëri në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, ato vota u pranuan dhe u futen në rezultatin përfundimtar. 

Për këto vota nuk po i pranon në rezultat përfundimtar koalicioni NISMA-AKR-PD, që për këtë temë janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese.

Media ka arritur të sigurojë ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD e cila është dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese e që konteston vendimin e Supremes.

Më poshtë gjeni ankesën e plotë të koalicionit NISMA-AKR-PD:

(Kosova Sot Online)