Panik në ajër, dalin pamjet kur avioni me 347 pasagjerë përfshihet nga flakët
Ky që shihni në videon me poshte eshte momenti kur një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” në SHBA i nisur drejt Manilas, është përfshirë nga flakët në ajër.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tmerr tek pasagjerët e avionit.
Sic shkruajne mediat e huaja, njëri krah i avionit kashpërthyar në flakë per shkak te një defekti në një nga motorët. Pas kesaj avioni është rikthyer në pistën e Los Angeles.
Te 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit, që ndodheshin brenda, kanë shpëtuar pa lëndime.
(Kosova Sot Online)