Rinumërohen 1 mijë e 173 vendvotime

  • 22 November 2019 - 18:28
Rinumërohen 1 mijë e 173 vendvotime

Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi  ka thënë se kanë mbetur pa u rinumëruar vetëm sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 72 vendvotime. 

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.

(Kosova Sot Online)