Kadri Veselit i vjen goditja e fortë për SHIK-un, ja thirrja për VV-në dhe LDK-në

  • 23 November 2019 - 07:32
Kadri Veselit i vjen goditja e fortë për SHIK-un, ja thirrja për VV-në dhe LDK-në

“Kjo organizatë që tash e 20 vite i shërben nëntokës së krimit të organizuar të një partie politike, pra PDK-së, që dyshohet edhe për vrasje politike, kërcënim dhe frikësim të kundërshtarëve politik, duhet të trajtohet vetëm si organizatë kriminale që duhet të hetohet nga institucionet e drejtësisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë ia rikujtojnë Lëvizjes Vetëvendosje kohën kur ishte në opozitë, dhe kërkonte me ngulm krijimin e komisioni hetimor parlamentar për ta hetuar veprimtarinë e së kaluarës së SHIK-ut, proces i cili, sipas analistëve vazhdimisht është penguar nga PDK-ja, ngase nuk ka pranuar asnjëherë që të bashkëpunojë për krijimin e një komisioni të tillë me opozitën.

Derisa rrethanat politike kanë ndryshuar tani rrënjësisht, kur PDK-ja ka mbetur jashtë pushtetit dhe Kadri Veseli është në opozitë dhe pa pushtet, analistët kërkojnë që kjo çështje të trajtohet drejtpërdrejtë nga ana e Qeverisë së re, dhe t’i kalohet sistemit të drejtësisë si institucion krejtësisht profesional dhe i pavarur.

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri Kuvendi duhet të hetojë vetëm ato organizata, borde dhe agjenci të cilat i themelon vetë, por jo organizatat e dyshuara për krim të cilat janë formuar jashtë Kuvendit, sikur që është edhe SHIK-u.

Image
Nexhat Haziri

“Së pari mendoj se hetimi i SHIK-ut, përmes ndonjë komisioni parlamentar hetimor është një përpjekje e gabuar, pasi SHIK-ut si një organizatë kriminale i jepet edhe një lloj legjitimitet institucional. Siç dihet Kuvendi heton vetëm agjenci dhe borde që i formon vetë, dhe unë nuk e di nëse Kuvendi e ka formuar edhe SHIK-un! Kjo organizatë që tash e 20 vite i shërben nëntokës së krimit të organizuar të një partie politike, pra PDK-së, që dyshohet edhe për vrasje politike, kërcënim dhe frikësim të kundërshtarëve politik, duhet të trajtohet vetëm si organizatë kriminale që duhet të hetohet nga institucionet e drejtësisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri shtoi se as tani nuk mundë të jetë punë aq e lehtë hetimi dhe zbërthimi i të kaluarës kriminale të SHIK-ut, por koha është që të hapet ky proces, sado i vështirë që të jetë dhe me pengesë, por vetëm duke bashkëpunuar edhe me mekanizmat ndërkombëtar të drejtësisë dhe të sigurisë.

“Se a është më lehtë tani që të hetohet SHIK-u me krijimin e qeverisë së re nga koalicioni LVV-LDK, unë nuk them se është e lehtë, por gjithsesi e mundshme, nëse qeveria e re, forcon sistemin e drejtësisë dhe në përgjithësi në fushën e sundimit të ligjit bënë reforma. Si hap i dytë duhet bashkëpunim i ngushtë me partnerët ndërkombëtar, mbështetës të Kosovës, të cilët kanë shumë të dhëna mbi veprimtarinë kriminale të SHIK-ut. Por sipas mendimit tim, e rëndësishmja është që SHIK të trajtohet si organizatë kriminale, ashtu siç trajtohen organizatat e tilla si “Camora” në Itali, apo të ngjashme në vendet e tjera”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)