Papa Françesku shkon në Japoni, përçon mesazh kundër armëve bërthamore
Papa Françesku arriti të shtunën në Japoni si pjesë e udhëtimit nëpër disa vende të Azisë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është përçimi i mesazhit kundër armëve bërthamore pikërisht në vendin që ishte viktimë e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë kësaj vizite ai pritet të takohet edhe me personat e mbijetuar të incidentit bërthamor të vitit 2011 në Fukushima, i cili ishte fatkeqësia më e madhe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986.
Papa shkoi në Japoni pasi e përfundoi vizitën. në Tajlandë. Ai do të qëndrojë në Japoni katër ditë. Kjo është vizita e parë e një pape në Japoni pas 38 vjetësh dhe vetëm e dyta e këtij lloji në histori.
Një qëllim tjetër i vizitës është edhe inkurajimi i komunitetit të krishterë në Japoni, i cili e përbën vetëm një për qind të popullsisë.
Gjatë qëndrimit në Japoni, Papa Françesku do të takohet edhe me disa zyrtarë japonezë dhe perandorin Naruhito, shkruan “Reuters”.
(Kosova Sot Online)