I mituri arratiset nga burgu, arrestohet

  • 24 November 2019 - 12:55
I mituri arratiset nga burgu, arrestohet

Nga njësia policore e stacionit në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull i cili më datë 14 nëntor ishte arratisur nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku ishte duke vuajtur dënimin prej dy viteve.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin nga njësia policore është intervistuar i dyshuari i lartcekur.

(Kosova Sot Online)