Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

  • 25 November 2019 - 08:10
Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit dhe hapjes së ofertave – shitja përmes likuidimit 52”. (Salla e konferencave hotel “Grand” Prishtinë, ora 9:00).

Hapet Konventa e bizneseve të diasporës dhe të huaja, organizuar nga Dega Evropiane e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH-së). (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 9.30).

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë promovojnë librin “These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the hungarian Hunyadi”. (Salla e ASHAK, ora 10.00).

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të organizojë një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). (Zyra qendrore e AKP-së, ora 10:00).

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 75-vjetorin e themelimit. (Holli i Bibliotekës, ora 11.00).

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT organizon aktivitetin “Tregimi i fundit”, në kuadër të kampanjës së përvitshme 16 Ditët e Aktivizmit. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00, ndërsa nënshkrimi i zotimit për luftimin e dhunës kundër grave do të bëhet në ora 12:00).

(Kosova Sot Online)