Vetëvendosje është ankuar diçka për votat e diasporës, PZAP thotë se do të vendos shpejt

  • 25 November 2019 - 12:39
Vetëvendosje është ankuar diçka për votat e diasporës, PZAP thotë se do të vendos shpejt

Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme deri më tani që është ankuar në PZAP pasi që ka përfunduar rinumërimi i vendvotimeve.

Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku ka thënë se VV-ja është ankuar lidhur me mënyrën e administrimit të rinumërimit të votave të diasporës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Për administrim për dy fletëvotime janë ankuar Vetëvendosje, do të dalim shumë shpejt me vendim”, tha Desku, derisa bëri të ditur se pas përfundimit të rinumërimit të votave të diasporës deri tani PZAP ka pranuar vetëm një ankesë nga një subjekt partiak. 

Desku shtoi se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u shqyrtuar dhe pritet që gjatë ditës të merret vendim

Ndryshe Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se rezultatet e rinumërimit të votave të diasporës pritet të publikohen gjatë ditës, pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar për ankesa.

(Kosova Sot Online)