Thaçi telefonon Ramën: Jemi përkrah jush

  • 26 November 2019 - 08:50
Thaçi telefonon Ramën: Jemi përkrah jush

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njoftoi se ka pasur një telefonate me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku është informuar rreth gjendjes së krijuar pas tërmeteve të njëpasnjeshme që goditën Shqipërinë.

Kreu i vendit njoftoi se njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, shkroi Thaçi.

(Kosova Sot Online)