Shkon në 18 numri i viktimave, nxirret nga rrënojat një fëmijë i pajetë

  • 26 November 2019 - 12:08
Shkon në 18 numri i viktimave, nxirret nga rrënojat një fëmijë i pajetë

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar ne 18 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.

18 janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

Janë identifikuar emrat e 10 prej viktimave nga Spitali i Durrësit, ku në total numërohen 13 deri më tani.

Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë:

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme në Thumane konfirmohen 3 viktima, 5 të shpëtuar e ndërsa 4 të tjerë ndodhen ende poshtë rrënojave.

****************

Nga Durrësi vijnë lajme të këqija. Tashmë bilanci i viktimave nga tërmeti është rënduar duke e çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 16.

Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat. Ndërsa, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë në spitale ka kaluar 600. Ndërkohë, raportohet se ende ka njerëz nën rrënoja dhe po bëhet përpjekje që t’u ndihmohet pa rënë errësira.

************************************

Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik ne vend. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka arritur ne 15 numri i personave te pajete nga termeti, pas dy trupave te gjetur ne Durres. Nderkohe qe ka shkuar ne 41 numri i personave te shpetuar.

Image

Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter ka marrë jetën e 13 personave dhe ka plagosur jo më pak se 600 të tjerë.

Ky është bilanci i deritanishëm i mbi 100 lëkundjeve sizmike që kanë tronditur mbarë Shqipërinë.

Pak momente kanë kaluar kur mjekët kanë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë, trupin e një fëmije të vogël pajetë si dhe dy persona të tjerë të pajetë . Njerëzit të tronditur i kanë hapur vendin mjekëve me lot në sy.

Autoritetet zyrtare deri më tani konfirmojnë për vdekjen e 12 personave, por është ende herët për të folur për një bilanc të saktë të jetëve të humbura, pasi ka ende dhjetëra njerëz nën rrënojat e banesave të shembura në Durrës.

Autoritetet po ashtu konfirmojnë se deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat 28 persona të mbetur të lënduar rëndë apo lehtë.

Tragjike paraqitet situata në një vilë në zonën e Kënetës në Durrës. Godina ka ishte shkatërruar plotësisht dhe vetëm rreth një orë më parë vila u shemb plotësisht dhe zuri përposhtë 5 anëtarë të familjes. Dhjetëra forca të zjarrfikëses, ushtrisë e emergjencave civile ndodhen tashmë atje në përpjekje për të nxjerrë nga gërmadhat familjarët, të cilët ende dëgjohen nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të dëgjojnë një 17 vjeçar i cili kërkonte ujë dhe ndihmë, por pjesëtarët e tjerë të familjes nuk kanë reaguar.

TË VDEKURIT

Pak momente kanë kaluar kur mjekët kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e një fëmije të vogël pajetë si dhe një burrë me barrelë. Njerëzit të tronditur i kanë hapur vendin mjekëve me lotë në sy.

Një person ka mbetur i vdekur në Kurbin, ndërsa në panik e sipër është hedhur nga ballkoni. Po ashtu dhe një tjetër person në Lezhë, dyshohet se ndërsa vraponte për t’u largua nga banesa, ka rënë në një gropë të hapur nga goditja e tërmetit. 

Në Durrës, një grua është nxjerrë nga rrënojat e një pallati që është shembur. Po në Durrës janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në zonën e Kënetës 2 persona të tjerë.

Një tjetër person është nxjerrë i vdekur nga rrënojat e një hoteli në Durrës, ndërsa dyshohet për të tjerë, edhe në një tjetër hotel në zonën e plazhit.

Ndërsa 2 gra të moshuara janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë.

600 TË PLAGOSUR

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në spitalet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Kurbinit e Lezhës kanë marrë shërbim mjekësor 600 persona.

“Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale”, tha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter

Lëkundjet e tërmetit nisën në orën 3:35

(Kosova Sot Online)