Rama reagon LIVE për tërmetin: Nuk do ta harroj kurrë çfarë pash në Durrës
Edi Rama ka bërë një reagim live përmes rrjetit social duke u shprehur mbi tërmetin.
Rama: Do bëjmë gjithçka për të nxjerrë nga rrënojat të gjithë ata që janë akoma atje. Deri më tani kemi nxjerrë 41 persona. Kam komunikuar me partnerët e huaj se do të përcjellin trupat e tyre speciale, në rradhë të parë trupat e Kosovës.
Kjo fatkeqësi kërkon një kurajo dhe qetësi të madhe. Është e lehtë ta thuash por së bashku do ta përballojnë këtë pabesi të natyrës. Për sot gjithkush ka diçka më shumë për të bërë, duke nisur nga mjekët. Besomëni se plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër.
(Kosova Sot Online)