FSK-ja dhe Policia e Kosovës shpëtojnë 17 vjeçarin Ramë Lalaj

  • 26 November 2019 - 14:55
FSK-ja dhe Policia e Kosovës shpëtojnë 17 vjeçarin Ramë Lalaj

Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës i ka dhënë dorën e fundit aksionit për shpëtimin e Ramë Lalajt, të riut 17-vjeçar që deri në orën 14:20 minuta ishte nën rrënojat e një shtëpie trekatëshe, në të cilën ndodhej ai me familje në momentin e tërmetit.

Dy pjesëtarë të tjerë të familjes nga Kënet e Durrësit kanë rezultuar të kenë ndërruar jetë, ndërsa njësitë e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për nxjerrjen e anëtarëve tjerë, të cilët, ndryshe nga i riu, nuk zhvillojnë komunikim.

Tre familjet Lalaj, që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë të rrënuar, kishin prejardhje nga Kosova.

(Kosova Sot Online)