Mblidhen mbi 100 mijë dollarë ndihma online për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 15:28
Mblidhen mbi 100 mijë dollarë ndihma online për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Pas tërmetit në Shqipëri që la të vdekur disa persona e shumë të tjerë të lënduar, në internet ka filluar mbledhja e parave për t’ju dalë në ndihmë banorëve të shtetit shqiptar.

Në fondin e bërë nga “Fundjavë Ndryshe”, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi janë mbledhur 81,917 dollarë.

Derisa, në fondin e nisur nga “Joq Albania” deri më tani janë mbledhur 27,715 dollarë.

(Kosova Sot Online)