Alarmon analisti: Ja pse nuk hetohen dhe burgosën Devollët

  • 27 November 2019 - 07:30
Alarmon analisti: Ja pse nuk hetohen dhe burgosën Devollët

“Hetim dhe aktakuza nuk do të ketë kundër këtyre dy bandave kriminale, sepse së pari, në Kosovë nuk ka sistem të mirëfilltë dhe se dihet që ky sistem gjyqësor është i kapur nga rrjeti mafioz i bandave mafio-oligarkësh dhe kryebanditët e majave te shtetit. Përndryshe po të ekzistonin këto që po e them unë, drejtësia e pa varur, nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme sepse të gjithë kryebanditët do të përfundonin në burg. Përndryshe nuk ka se si shpjegohet kjo ndryshe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë janë shumë të zhgënjyer me injorimin që po i bëhet nga ana e drejtësisë kosovare problemit të madh të zhvatjes së PTK-së, zhvatje që i është bërë për plotë 10 vjet rresht, për shkak të nënshkrimit të një kontrate të dëmshme dhe tërësisht të kundërligjshme me Z-Mobile, kontratë e cila u ndërpre njëanshëm nga Telekomi i Kosovës dhe nuk u vazhdua më pas kalimit të një dekade të plotë.

Të gjitha analizat e ekspertëve të ekonomisë dhe të drejtësisë që janë bërë rreth kësaj kontrate, kanë konstatuar se ajo ishte tërësisht në funksion të zhvatjes dhe shkatërrimit të PTK-së, e dizajnuar me paramendim, mirëpo drejtësia kosovare nuk po merret seriozisht me këtë skandal të dekadës, për të ndjekur dhe ndëshkuar të gjithë ata që kontribuuan dhe e sollën Telekomin në buzë të falimentimit.

Sipas analisti politik, Reshat Badallaj, lidhja e fuqishme e sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar, respektivisht kapja e këtij sistemi nga krimi, po bën që ky rast skandaloz, por edhe shumë afera të ngjashme të mega krimit ekonomik në vend, të mos trajtohen fare nga prokuroria dhe gjykatat kosovare, pasi ato i janë nënshtruar tërësisht kësaj lidhje mafioze.

Image
Reshat Badallaj

“Hetim dhe aktakuza nuk do të ketë kundër këtyre dy bandave kriminale, sepse së pari, në Kosovë nuk ka sistem të mirëfilltë dhe se dihet që ky sistem gjyqësor është i kapur nga rrjeti mafioz i bandave mafio-oligarkësh dhe kryebanditët e majave te shtetit. Përndryshe po të ekzistonin këto që po e them unë, drejtësia e pa varur, nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme sepse të gjithë kryebanditët do të përfundonin në burg. Përndryshe nuk ka se si shpjegohet kjo ndryshe. Këto banda kriminale nuk është që veprojnë nga dje, por ky rrjet kriminal i nëntokës është që nga pas lufta dhe të gjithë janë në të njëjtën valle kriminele e hajdutesh, e kam fjalën konkretisht për bandat kriminale si; ajo me gjak serbi DEVOLLI, të PTK-ës dhe natyrisht që kanë hise kriminelët shkuar kriminelëve, banditet shkuar banditeve të majave të shtetit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj e ilustron lidhjen e fuqishme të krimit të organizuar me drejtësinë dhe politiken, edhe me zhvillimet e fundit të emërimeve në AKI.

“Dhe, shikoni tani se si ky rrjet kriminal dhe mafioz, të sëmurë nga krimi dhe hajnia që e kanë në gjak, kanë filluar nga frika të lëshojnë rrënjë në ato vende kyçe si në AKI, sepse u ka hyre frika në palcë se do të zbardhen një nga një të gjitha krimet dhe hajnit e tyre që i kanë bërë në dëm të shtetit dhe të qytetarëve të saj. Kjo më së miri fol dhe tregon se vërtetë prokurori i thënçin, nuk ishin në gjendje as të ngrenë aktakuza kundër këtij rrjeti kriminale që vepron në Kosove dhe më i rrezikshmi në Ballkan, dhe marrin guximin të thonë se në Kosovë po ekzistuaka Prokuroria, po a ka turp më të madh se kjo?!”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, tani më po shihet ashiqare se si kjo e ashtuquajtur drejtësi është ashiqare dorë e zgjatur e krimit dhe nuk guxojnë të hapin gojën nga ata kryebanditë që e kanë kapur shtetin për fyti dhe aq të paturpshëm janë dhe nuk skuqen fare, ky soj idiotësh, kur thonë: drejtohuni Prokurorisë ose thonë edhe këtë se kinse të gjithë qytetarët e vendit janë të barabartë para ligjit.

“Nëse nuk është kështu si po e themi ne, le ta thonë ata cila është e vërteta. Le të dalin dhe të thonë publikisht ku qëndron halli, apo jenë në të njëjtën valle hajdutësh apo ushqehen nga grazhdi i tyre, përndryshe nuk pinë ujë arsyetimet qesharake të tyre kinse janë me mungesë të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, atëherë përse dënohen ose hetohen ata që vjedhin një gomar dru e nuk hetohen rrjetet kriminale që e dëmtojnë shtetin me miliarda e jo me miliona. Prandaj po e them se hetimet do të duhej të fillojnë së pari, pikërisht në këtë kupolë të krimit që na e qitën hijen e zezë në gjithë botën e qytetëruar, sepse peshku kalbet nga koka”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)