Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për Hashim Thaçin: Ja skenari i SHIK-ut

  • 27 November 2019 - 07:40
Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i rëndë për Hashim Thaçin: Ja skenari i SHIK-ut

“Ngutja për këto emërime, sidomos të AKI, është veprim i z. Thaçi për ta ruajtur ndikimin në këtë institucion, duke emëruar një njeri besnik të tij, i cili edhe ashtu është i mbushur me militant partiak, sidomos nga PDK-ja, por edhe ish informator të organizatës kriminale SHIK, dhe përmes këtij institucioni Thaçi do të mundohet ta destabilizoj situatën politike dhe atë të sigurisë duke provuar edhe trazira që do ta sfidonin qeverinë e re të udhëhequr nga z. Kurti”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri duke e komentuar dhe analizuar veprimin e përbashkët të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt me presidentin, Hashim Thaçi për ndarjen e “kulaçit” të emërimeve politike në AKI, thekson se ky veprim i tyre është provokim i rëndë që po i bëhet qeverisë në ardhje të koalicionit LVV-LDK, e në mënyrë te veçantë kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit.

Sipas Hazirit, ky veprim është duke i paraprirë kështu një konflikti të ri në mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, e për qëllim të fundit ka ruajtjen e ndikimit mbi këtë institucion nga ana e Thaçit, por edhe për ta destabilizuar qeverinë Kurti përmes strukturave të SHIK-ut.

Image
Nexhat Haziri

“Emërimet nga ana e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj në bashkëpunim edhe me presidenti i Kosovës, të kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, dhe Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI, një akt i paprecedent, edhe pse ligji nuk e parasheh apo nuk e definon se si veprohet në këto situata, por vetë ky bashkëpunim i këtyre dy njerëzve për të kapur këto dy institucione, është një veprim i bërë me qëllim për ta sfiduar qeverinë e re, konkretisht kryeministrin në ardhje z. Kurti dhe paralajmëron një konflikt institucional në të ardhmen në mes presidentit dhe kryeministrit në ardhje. Ngutja për këto emërime, sidomos të AKI, është veprim i z. Thaçi për ta ruajtur ndikimin në këtë institucion, duke emëruar një njeri besnik të tij, i cili edhe ashtu është i mbushur me militant partiak, sidomos nga PDK-ja, por edhe ish informator të organizatës kriminale SHIK, dhe përmes këtij institucioni Thaçi do të mundohet ta destabilizoj situatën politike dhe atë të sigurisë duke provuar edhe trazira që do ta sfidonin qeverinë e re të udhëhequr nga z. Kurti”, tha analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri është i sigurt që për këso provokimesh, dhe skenarë për të destabilizuar qeverinë e re, nëpërmes veprimeve të ndryshme destruktive në të ardhmen, Hashim Thaçi do të përdorë edhe institucione të tjera që i ka akoma nën kontroll, vetëm që ta detyrojë Kurtin për kompromise në ruajtjen e pushtetit të tij absolut.

“Çdo institucion që do mund ta ketë akoma nën ndikimin e tij, presidenti Thaçi do ta përdor për ta kërcënuar e shantazhuar qeverinë e re, për ta shtyrë këtë të fundit në kompromise sa i përket ushtrimit të kompetencave dhe pushtetit, për aq sa dëshiron z. Thaçi për ta faktorizuar vetën në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është procesi I vazhdimit të bisedimeve më Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje sipas ideve të tij. Ajo që I mbetet qeverisë së re në ardhje është shqyrtimi i ligjshmërisë së këtij vendimi dhe të marrë vendime konformë nevojave të stabilitetit politik dhe të sigurisë së vendit, pasi AKI-ja duhet të jetë një institucion i depolitizuar dhe I dekriminalizuar, që fatkeqësisht nuk është i tillë aktualisht”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)