Prishtinasi e rreh vajzën me të cilën po bashkëjetonte, e bën për spital

  • 27 November 2019 - 09:16
Prishtinasi e rreh vajzën me të cilën po bashkëjetonte, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar mbrëmë një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan me të cilën ishte duke bashkëjetuar, 

Policia ka njoftuar se të dyshuarin e kanë arrestuar rreth orës 19:30.

I dyshuari i komunitetit ashkali, i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër Shqiptare me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online )