Zjarrfikësi italian: Ka ende kohë, kemi shpëtuar njerëz dhe pas 72 orësh

  • 27 November 2019 - 13:07
Zjarrfikësi italian: Ka ende kohë, kemi shpëtuar njerëz dhe pas 72 orësh

Operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të bllokuar poshtë rrënojave që la pas tërmeti po vazhdojnë në Durrës dhe Thumanë.

Një nga efektivët e trupave të ardhura nga Italia ka deklaruar se po punohet ende për të shpëtuar njerëzit në banesën e familjes Lala, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i shkallës 6.4 Rihter. 

Në një prononcim për A2 CNN ai tha se ka ende shpresa pasi në Itali ata kanë arritur të nxjerrin trupa të gjallë edhe pas 72 orëve.

“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”, deklaroi zjarrfikësi italian duke shtuar se operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”.

(Kosova Sot Online)