Haradinaj: Ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren

  • 27 November 2019 - 13:44
Haradinaj: Ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren

Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK’së në Prizren, të cilat pastaj do të iu dërgohen autoriteteve shqiptare përmes ushtrisë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkatdhetarët në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)