Haradinaj iu shpërndan ëmbëlsira policëve për 28 nëntor

  • 28 November 2019 - 10:26
Haradinaj iu shpërndan ëmbëlsira policëve për 28 nëntor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e 28 nëntorit e nisi duke shpërndarë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës.

Haradinaj ka pubikuar foto në Facebook, ku ka shkruar se në këtë ditë të bekuar, e ka nisur mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkë ndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )