Diplomati suedez Wigermark nga 1 dhjetori fillon punën si shef i ri i EULEX-it

  • 28 November 2019 - 14:41
Diplomati suedez Wigermark nga 1 dhjetori fillon punën si shef i ri i EULEX-it

Diplomati suedez, Lars-Gunnar Wigemark, do të jetë shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë. Siç është njoftuar në faqen e Këshillit Evropian, Wigermark do të fillojë detyrën e re më 1 dhjetor 2019 deri më 14 qershor të vitit 2020.

Wigermark në katër vitet e fundit kishte shërbyer si ambasador i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, ndërkohë mediat atje nuk kanë fjalë të mira për diplomatin suedez.

Mediumi boshnjak “Slobodna-Bosna” ka rikujtuar dokumentin që Wigermark kishte nënshkruar me  drejtuesin e ‘Republika Srpskas’ Milorad Dodikun dhe  Bakir Izetbegovic e Dragan Coviçin.

Image

(Kosova Sot Online)