Lajme të rreme/ Në Durrës hapet panik për tsunam,ja çka thotë eksperti

  • 28 November 2019 - 15:52
Lajme të rreme/ Në Durrës hapet panik për tsunam,ja çka thotë eksperti

Përveç panikut të tërmeteve, të cilat vijojnë të tundin Durrësin e Tiranën, qytetarët po përballen me një tjetër frikë: mundësinë për një tsunam në qytetin bregdetar.

Fatmirësisht, kemi të bëjmë me një fake news që është përhapur me shpejtësi edh eng apaniku mes banorëve.

Shqipëria, nuk ka rrezik për tsunam, ky është edhe qëndrimi i profesionistëve.

Profesori dhe ish-drejtori i Institutit të Sizmiologjisë, Shyqyri Aliaj tha mbrëmjen e djeshme në emisionin Arena, të gazetarit Dritan Hila, se tsunamet nuk bien në dete, por oqeane dhe se Adriatiku është një det i cekët, ndaj nuk ka asnjë mundësi për cuname.

(Kosova Sot Online)