Lot, lutje, viktima/ Ja tmerri që shkaktoi tërmeti apokaliptik në Shqipëri

  • 28 November 2019 - 17:48
Lot, lutje, viktima/ Ja tmerri që shkaktoi tërmeti apokaliptik në Shqipëri

Bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit po rritet orë pas ore. Deri më tani raportohet zyrtarisht për 42 viktima, ndërkohë që ka ende të tjerë nën rrënoja.

Shpresat që ata të gjenden gjallë pothuajse janë shuar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë intesivisht kërkimet.

Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter goditi vendin tonë, duke lënë së paku 42 të vdekur dhe mbi 650 të tjerë të plagosur. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në dekada.

(Kosova Sot Online)