Pyetja për Rexhep Selimin: Bëhu trim, trego kush i vrau shumë shqiptarë

  • 28 November 2019 - 18:59
Pyetja për Rexhep Selimin: Bëhu trim, trego kush i vrau shumë shqiptarë

Pas deklaratës së Rexhep Selimi i cili tha se Hashim Thaçi ka shkruar komunikatën numër 59 kundër Gani Gecit, edhe Naim Miftari një ish epror i UÇK-së deklaroi pothuajse njëjtë, madje ai e akuzoi edhe për vrasjen e Bahejdin Allaqit.

E pas kësaj, prof. Dr. Binak Maxharraj i ka bë ftesë Rexhep Selimi që të tregon se nga kush u vranë shqiptarët e sidomos aktivistët e LDK-së.

Maxharraj thotë se komandantët e luftës i dinë të palarat për njëri tjetrin dhe të bëmat e tyre për gjatë luftës.

Postimi i plotë:

DIÇKA KA NISË TË LËVIZË MIDIS KOMANDANTËVE...?!

Nuk do mend së Komandantët e Luftës kanë nisë të dalin hapur kundër njeri tjetrit,sepse ia dinë të palarat njëri tjetrit të bamë gjatë luftës, por edhe pas.

Njëri prej tyre Komandant Rexhep Selimi këto ditë doli haptas dhe tha së:

"Hashim Thaçi është përpiluesi dhe nënshkruesi i Komunikatës fatkeqe nr. 59".

Kjo komunikate patë krijuar huti dhe mjegulli për autorin e sajë,dhe se sipas kësaj komunikate kanë pësuar njerëz të pafajshëm.

Nga ana tjetër sot i del në ndihmë edhe komandanti tjetër, eprori i UÇK Naim Miftari, kur haptas deklaron se Hashim Thaçi jo vetëm qe ka dhënë urdhra për vrasje,por ai haptas deklaroi së:

" Hashim Thaçi më dorën e vetë e ka vra më revole Behajdin Allaqin".

Për në fund e kamë një sugjerim, një si pyetje:

Hajt, bre komandant Rexhep Selimi pasi ia nise kësaj pune banu bre burr por edhe trim siç je, dhe pasiqe ishte Ministër i brendshëm në Qeverinë kukull të përkohshme të Hashim Thaçit fill pas luftës(viti 2000) dhe thuaj këtij populli se si dhe nga kush u vranë shumë qytetar e sidomos aktivist të LDK?.

Veç mos thuaj ashtu siç tha Ramush Haradinaj së i vrau Serbia,por kjo nuk qëndron sepse në vitin e mbrapshtë në Kosovë, në vitin 2000 nuk ka pas bir serbi që lëvizke lirshëm nëpër Kosovë.

(Kosova Sot Online)