Ish agjenti i SHIK-ut: Ja mafia që kontrollon prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës

  • 29 November 2019 - 13:57
Ish agjenti i SHIK-ut: Ja mafia që kontrollon prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës

“Nuk e kontrollon askush cilësinë e punës të gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi ata në ato vende punës më shumë përgjegjësi janë dërguar dhe pranuar nga krimi i organizuar, dhe sido mos nga politikanët e korruptuar. Ata janë aty vetëm për të mos ju prish punën dikush tjetër politikanëve të korruptuar që përmes oligarkëve të tyre janë vetë kreu i krimit të organizuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së sigurisë dhe drejtësisë, njëherit edhe ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se një nga arsyet e mos funksionimit të ligjit në vend, është se askush nuk merret seriozisht me vlerësimin për punën prokurorëve dhe të gjyqtarëve të Kosovës.

Kjo mungesë kontrolli në këto dy segmente, sipas Miftarit është pasojë e ndikimit të politikës që i mbron ata për interesat e veta kriminale, prandaj edhe dështimi i shkon në interes politikës së korruptuar dhe të inkriminuar që i emëron ata në pozitat përkatëse.

Image
Naim MIftari

“Nuk e kontrollon askush cilësinë e punës të gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi ata në ato vende punës më shumë përgjegjësi janë dërguar dhe pranuar nga krimi i organizuar, dhe sido mos nga politikanët e korruptuar. Ata janë aty vetëm për të mos ju prish punën dikush tjetër politikanëve të korruptuar që përmes oligarkëve të tyre janë vetë kreu i krimit të organizuar. Vetëm shikoni krimin e organizuar si i futi disa ditë parë ardhjes së qeverisë tjetër ndërrimet në AKI, pas asaj dorëheqjes së Shpend Maxhunit. Pra këta pushtetar të korruptuar duan të jenë vazhdimisht mbi ligjin prandaj edhe veprimi i fundit në AKI, kur Thaçi dhe Haradinaj vendosën kukullat e tyre, Zombit e tyre, atë e bënë jo për ta mbrojtur ligjin dhe interesin e zbatimit të ligjit, por për ta mbrojt interesin e mafies në PDK dhe në AAK. Kjo e tregon shumë qartë se si janë vendos njerëzit e mafies nga politikanët e korruptuar të pushtetit edhe në gjyqësi, në prokurori, në parlament dhe gjithkund tjetër sepse në Kosovë nuk mundë të bëhesh as drejtor shkolle po nuk je ZOMBI i dikujt nga nëntoka politike e krimit të organizuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Mifatrit, në Kosovë po sundojnë ligjet e xhunglës.

“Në Kosovë ka ligje por ato vlejnë vetëm për qytetarët e thjeshtë e të varfër të Kosovës, ligjet nuk vlejnë për krimin e organizuar siç nuk vlejnë për pushtetarët dhe politikanët super të pasur, multi milionerë në shtetin dhe me popullin më të varfër dhe të izoluar në Evropë edhe në botë”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

“Pa një kthim 180 shkallë dhe pa një pastrim të organeve të shtetit nga mbetjet, nga servilët dhe Zombit e politikanëve të korruptuar nuk do të ketë kurrë prosperitet për vendin tonë, nuk do të ketë drejtësi as sundim të ligjit, nëse nuk dezinfektohet shteti nga njerëz të politikanëve të korruptuar nga njerëz të krimit të organizuar dhe zyrtarët e korruptuar të Kosovës”, ka përfunduar Miftari.

(Kosova Sot Online)