Tërmeti, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

  • 01 December 2019 - 12:39
Tërmeti, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka bërë me dije se nesër Kreu i Shtetit do të thërrasë një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas zëdhënësit Tedi Blushi, Meta ka vendosur që mbledhja të zhvillohet nesër, por ende nuk është vendosur një orë mbi takimin.

 “Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës,“-shkruan Blushi.  

Kujtojmë se ndër zyrtarët më të lartë, në këtë mbledhje janë të pranishëm dhe kryeministri e kreu i opozitës. Mbetet për t’u parë nëse Rama do të vijë në mbledhje, duke patur parasysh dhe thirrjet që ka drejtuar në adresë të Lulzim Bashës, për të qenë pjesë e tavolinave të diskutimit mbi menaxhimin e pasoja shkatërruese të tërmetit.

(Kosova Sot Online)