Ish-pjesëtari i ISIS’it dënohet me 4 vite burg nga Gjykata

  • 02 dhjetor 2019 - 22:44
Ish-pjesëtari i ISIS’it dënohet me 4 vite burg nga Gjykata

Agron Misinit iu shqiptua dënimi me 4 vite burg në akuzen për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Kishte udhëtuar për në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, në gusht të vitit 2015.

Rrugën për atje, Agron Misini, e kishte bërë përmes Stambollit, me anë të një pasaporte të falsifikuar.

Ai mori pjesë në luftërat e Sirisë për dy vite, deri në arrestimin e tij nga forcat Kurde në vitin 2017, ku më pas qëndroi atje edhe për dy vite tjera, deri në kthimin e tij në Kosovë.

E më tu riatdhesuar në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për Misinin për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur tre ditë më parë, Agron Misini pranoi fajësinë për akuzat. duke thënë që pendohet thellë për veprimin e tij.

E gjatë ditës së hënë, u shpall aktgjykimi final ndaj të akuzuarit nga gjykatësja e Departamentit Special, Shadije Gërguri.

Misinit iu shqiptua dënimi me 4 vite burg në akuzen për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Gjykatësja Gërguri ka njoftuar se në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i akuzuari Misini e ka kaluar në paraburgim, prej prillit të vitit 2019. 


(Kosova Sot Online)