Zeka: Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë MPB’në dhe Ministrinë e Drejtësisë

  • 02 December 2019 - 23:12
Zeka: Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë MPB’në dhe Ministrinë e Drejtësisë

Themeluesi i PEK’ut, Milaim Zeka, ka thënë se VV nuk mund të ndryshojë asgjë nëse nuk i drejton ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë.

“Të gjithë kemi qenë partizanë të ndryshimit”, ka thënë Zeka.

“Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë”

“Nga aty fillon çkapja e shtetit dhe ndryshimi”

Këto deklarata të Zekës vijnë pasi që media raportoi se LDK ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat me VV’në.

(Kosova Sot Online)