E zbulon analisti: Ja shteti që e ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën

  • 03 dhjetor 2019 - 07:46
E zbulon analisti: Ja shteti që e ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, është kthyer në një telenovelë “indiane”. Komisioni Evropian thotë që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Shtete si Franca që kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetaret e Kosovës, me arsyetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jo që Francës i bëhet vonë kjo gjë, por presidenti Macron është një nga ata ideatorët dhe mbështetësit e shkëmbimit të territoreve, në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka reaguar ashpër pas lajmit të vonuar që e dha Qeveria e Kosovës në ikje, për ardhjen dhe largimin e heshtur, pa asnjë paraqitje për medie, të delegacionit gjerman të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme, për të inspektuar përmbushjen e kriterit të liberalizimit të vizave, në fushën e sundimit të ligjit.

Analisti Faik Krasniqi, nuk i amniston institucionet shtetërore të Kosovës, të cilat nuk po tregojnë sa duhet guxim dhe vullnet veprimi kundër krimit e korrupsionit, por megjithatë ai thotë se përgjegjësi të madhe ka edhe vetë BE-ja që e ka pranuar raportin final me kriteret e Liberalizimit të vizave si punë të kryer dhe si kushte të përmbushura, dhe tani po bënë politikë më këtë proces.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni në Kosovë ka aq sa ka edhe në shtet tjera që e kanë marr dritën jeshile për lëvizjen e lirë në zonën shengen, por vetëm për kosovarët po vazhdon të bllokohet një vendim pozitiv për interesa politike të ndonjë shteti në BE.

Image
Faik Krasniqi

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, është kthyer në një telenovelë “indiane”. Komisioni Evropian thotë që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Shtete si Franca që kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetaret e Kosovës, me arsyetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jo që Francës i bëhet vonë kjo gjë, por presidenti Macron është një nga ata ideatorët dhe mbështetësit e shkëmbimit të territoreve, në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Faik Krasniqit, me qëndrimet që ka shteti i Francës tani për këtë çështje, tema po kalon tërësisht në terrenin politik dhe jo të ngecjeve të mëdha në plotësimin e kriterit të kërkuar për sundimin e ligjit.

“Liberalizimi i vizave në rastin e Kosovës është çështje politike, jo çështje e përmbushjes se kritereve. Edhe fëmiu në djep e din që në Kosovë ka korrupsion dhe krim të organizuar. Por kjo siç thashë nuk është arsyeja. Sa për këto kushte kurrë nuk do të duhej të fitonim liberalizimin e vizave, jo vetëm Kosova por asnjë shtet i Ballkanit dhe Evropës Lindore, e aq më pak Moldavia dhe Ukraina”, tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)