Latifi: Një numër i politikanëve kanë probleme elementare me njohuritë në shkencë

  • 03 dhjetor 2019 - 13:13
Latifi: Një numër i politikanëve kanë probleme elementare me njohuritë në shkencë

Filozofi Blerim Latifi pas radhitjes së Kosovës në tre vendet e fundit në PISA, ka shkruar se edhe një numër i konsiderueshëm i politikanëve në Kosovë kanë probleme elementare me njohuritë në shkencë.

Sipas tij, prandaj është e kotë që t’u bësh thirrje që të kthejnë vëmendjen te kualiteti arsimor.

Latifi ka shkruar se arsimi po vazhdon të qëndrojë tmerrsisht keq, duke përmendur kështu dhe vlerësimin e fundit në PISA.

Shkrimi i plotë:

Një numër i konsiderueshëm i politikanëve në Kosovë, kanë probleme elementare me njohuritë në matematikë, në shkenca dhe kulturë të leximit, prandaj është e kotë t’u bësh thirrje të kthejnë vëmendjen tek kualiteti i sistemit arsimor, i cili, sipas vlerësimit të PISA-s, vazhdon të jetë tmerrësisht i keq.

(Kosova Sot Online)