
Konjufca: Bëmë kompromis dhe lejuam LDK’në të zgjedhë e para, ata zgjodhën pikërisht MPB’në
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të zhgënjyer nga LDK’ja në fazën e dytë të negociatave.
“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK’në”, tha Konjufca.
“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e aprë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”
“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB’në”
(Kosova Sot Online)