
Konjufca: LDK mendoi që do dilte e para në zgjedhje dhe nuk lidhi koalicion me ne
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se LDK ka refuzuar disa herë VV’në dhe kështu nuk u lidhë një koalicion parazgjedhor.
“Ne disa herë edhe publikisht u afruam me LDK’në para zgjedhjeve që të lidhnim një koalicion. Isa Mustafa na refuzoi disa herë pasi që nuk u morrëm vesh për postin e kryeministrit”, thotë Konjufca.
“Po të shkonim me një listë të përbashëkt fitorja ishte e sigurt dhe do të kishim afër 70 deputetë. Mirëpo LDK nuk u fut në një listë me neve sepse mendonte se do të dilte e para”
“Tani po kërkohet që të bisedohet edhe për postin e kryeministrit. Kryeministri është i padiskutueshëm”
(Kosova Sot Online)