Thirrja e fundit: Ja kujt i kërkohet që t’i jap fund monopolit të Devollëve

  • 04 December 2019 - 07:47
Thirrja e fundit: Ja kujt i kërkohet që t’i jap fund monopolit të Devollëve

“Ashtu siç edhe ka premtuar pak ditë më parë kryeministri në ardhje z. Albin Kurti Qeveria e re e udhëhequr prej tij, duhet që sa më parë, nga fjalët, të kalojë në vepra dhe heqë urgjentisht momopolin kësaj kompanie mafio oligarkësh të inkriminuar, ndalojë zhvatjen e mëtejme të qytetarëve, si dhe të vejë para përgjegjësisë penale të gjithë politik bërësit e inkriminuar në plaçkitjen mbi dhjet vjeçare të qytetarëve të Kosovës me të ashtuquajturin "homologim" të monopolizuar, të vënë që nga viti 2009,e këtej në Kosovë, duke u dhënë goditjen përfundimtare ish qeveritarëve të kriminalizuar dhe kësaj kompanie mafio-oligarkësh”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve në media, organet e hetuesisë, kanë intervistuar shtatë persona, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, në lidhje me dy marrëveshjet e këtij institucioni, që ia mundësonin kompanisë “Eurolab” monopolin në homologimin e veturave.

Edhe pse qeverisë Haradinaj i ishte bërë thirrje që ta heq monopolin në homologim, monopol të cilin e kanë Devollët, ajo nuk bëri diçka të tillë.

Analistët politikë konsiderojnë se tani kjo çështje e hapur i ka mbetur trashëgim për ta trajtuar qeverisë në ardhje, nëse do ta ketë guximin që të merret me këtë çështje.

Lidhur me këtë temë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, homologimi apo metoda për vjedhje që u aprovua qysh nga viti 2009, nuk është asgjë më shumë se sa një shpikje për të plaçkitur qytetarët e vendit, dhe dënuar secilin pronar me nga 125 euro, për çdo veturë të importuar nga shtetet e perëndimit, prandaj do të duhej ndërprerë menjëherë dhe do të duhej rishikuar vendimi i marr para 10 vitesh në favor të Devollëve.

Image
Gani Qarri

“Për aq më tepër kjo metodë bëhet edhe më qesharake, kur kihet parasysh fakti se mekanikët e biçikletave si vëllezërit mafio oligarkë të kompanisë së inkriminuar Devolli, kontraktohen nga shteti për "kontrollimin" e hiq më pak se prodhuesve më gjigant evropian e botëror të veturave edhe me kilometrazh-"0"!, që nga Porshe e Ferrari e deri te BMW e Mercedesi dhe Audi e WW”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, ishte mashtrim i madh nga Qeveria në largim që u zotua për të hequr homologimin si masë ndëshkuese për qytetarët dhe nuk e mori asnjeherë një veprim të tillë.

“Madje, megjithëse shtatë persona zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës,së fundmi janë intervistuar nga hetuesia në lidhje me dy marrëveshjet e këtij institucioni, që ia mundësonin kompanisë “Eurolab” monopolin në homologimin e veturave,në të ashtuquajturën Qendër e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e vëllezërve Devolli, qeveria Haradinaj,megjithëse i ishte bërë thirrje që ta heqë monopolin ne homologim, ajo as që është lodhur ta bëjë një gjë të tillë. Për aq më keq,kompanisë Devolli, jo vetëm se nuk i është hequr asnjëherë monopoli, por përderisa në rajon çmimet e homologimit janë shumë më të lira, dhe në Serbi kushtojnë vetëm pak më tepër se 30 euro për makinë,që donë të thotë 95 euro më lirë se në Kosovë, ndërsa në FYROM në varësisht prej llojit të veturës, shkon nga 30 deri në 70 euro. Qytetarët e Kosovës deri më tani, kurrë nuk kanë pasur ndonjë ofertues tjetër as mundësi për të përzgjedhur një çmim tjetër të homologimit”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Kështu që qytetarët e vendit tonë, për rreth një dekadë me radhë, jo vetëm janë detyruar, që këtë proces ta bëjnë te një kompani si "Eurolab", me monopol në tregun e Kosovës dhe pronë e kompanisë së inkriminuar “Devolli Group” e cila për më tepër se 10 vite me radhë, që vazhdon ta mbajë monopolin në treg si kompania e vetme në homologimin e automjeteve në Kosovë, por edhe të paguajnë mbi 95 euro më shtrenjtë, po kësaj firme të inkriminuar me përfitime shumëmilionëshe”.

Shpresa e vetme tani në këtë tranzicion politik, sipas Qarrit mbetet realizimi i premtimit të dhënë nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti i cili jo vetëm në fushatë zgjedhore, por edhe tani para pak ditësh premtoi zhdukjen e monopoleve.

“Ashtu siç edhe ka premtuar pak ditë më parë kryeministri në ardhje z. Albin Kurti Qeveria e re e udhëhequr prej tij, duhet që sa më parë, nga fjalët, të kalojë në vepra dhe heqë urgjentisht momopolin kësaj kompanie mafiooligarkësh të inkriminuar, ndalojë zhvatjen e mëtejme të qytetarëve, si dhe të vejë para përgjegjësisë penale të gjithë politik bërësit e inkriminuar në plaçkitjen mbi dhjet vjeçare të qytetarëve të Kosovës me të ashtuquajturin "homologim" të monopolizuar, të vënë që nga viti 2009,e këtej në Kosovë, duke u dhënë goditjen përfundimtare ish qeveritarëve të kriminalizuar dhe kësaj kompanie mafio-oligarkësh”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)