Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që iu bë atentat, viktimën e rrëmbyen dhe e vranë

  • 04 December 2019 - 21:56
Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që iu bë atentat, viktimën e rrëmbyen dhe e vranë

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin  në dale të qytetit të Tepelenës duke konfirmuar vdekjen e Artur Breshës, 47 vjeçar si dhe plagosjen e vëllait të tij Artan Bresha, 43 vjeçar.

Artur Bresha, VIKTIMA

Deri më tani është mësuar se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së dy vëllezërve, duke lënë të plagosur në këmbë Artan Breshën.

Viktima e atentatit, Artur Bresha është marrë më tutje me forcë në makinën e atentatorëve. Në rrethana ende të paqarta, trupi i tij i pajetë është lënë në afërsi të vendit ku 47 vjeçari punonte si roje i një kompanie inertesh.

Nga ana tjetër vëllai i viktimës, shtetasi Artan Bresha, nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017 ai është kapur me një sasi prej 1 tonësh kanabis

Artan Bresha, i mbijetuari

“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, – thuhej në komunikatën e policisë në vitin 2017.

Më poshtë gjeni të plotë njoftimin e policisë mbi atentatin e kësaj mbrëmje:

Tepelenë/Informacion paraprak.

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit


(Kosova Sot Online)